Gjyqi për shpifje! Bardhi i përgjigjet Ramës: Gjasat janë që nuk ke kuptuar asgjë, ndaje mendjen…

Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku ky i fundit shpjegoi se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore për padinë për shpifje ndaj tij.
Bardhi i thotë Ramës se këto kohë duket i rënduar psikologjikisht, pasi “shumë persona po hanë dardha e molla pas shpinës së tij”. Ai i thotë kryeministrit se duhet ta ndajë mendjen, nëse ka shpifur ose jo ndaj vëllait të tij, Olsi Ramës.
Përgjigja e Kreut të grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi:
Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine!
Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!/gsh