“Portokalli” rikthehet këtë të diel, Salsano dhe Nevina tregojnë kë do imitojnë nga Big Brother

Salsano Rrapi dhe Nevina Shtylla ishin të ftuar në emisionin Wake Up për të folur rreth premierës e sezonit të 43 të spektaklit të humorit “Portokalli” që është këtë të mërkurë live dhe në trasmetim të dielën.
Salsano tregoi se vëmendja më e madhe e këtij sezoni do të përqëndrohet te “Big Brother Vip” dhe politika, ku tregoi gjithashtu se do të ketë edhe imitim të banorëve të shtëpisë së “BBV4”. Gjithashtu, ai tha se çmimi për të parë shfaqjen në sallë është rritur dhe sipas aktorit, kjo duhet të ndodhte më herët.
Salsano: Sigurisht që vëmendje më të madhe, pra shtyllat do të jetë Big Brother dhe politika
Blendi: Ke personazh nga “BBV”?
Salsano: Sapo thashë mua më lënë të bukurën, besoj Amberin
Blendi: Po ti Nevina?
Nevina: Kam një personazh, kam një rol të vogël, kam idenë më tepër suportues nuk po e them, jua pret mendja pak a shumë, është figurante për momentin është në dorë të asaj se çfarë bën aty brenda, por me mbretin me ‘kingin’, do e shohim nëse do angazhohet ajo më tepër edhe unë mbas saj
Ndër të tjera, Salsano tha se e vlerëson shumë Kiarën si aktore.