Për herë të parë, Brad Pitt lidhet me një partnere që nuk i ngjan
Një nga aktorët më të bukur të Hollivudit, Brad Pitt është përmendur vazhdimisht, ndër vite, për ngjashmërinë e tij fizike me partneret e tij. Sigurisht, e kemi fjalën për tiparet e portretit.
Edhe dy nga partneret e tij më të famshme, Jannifer Aniston dhe Angelina Jolie, kishin të njëjtën bukuri tiparesh me ato të aktorit. Sytë, buzët, forma e fytyrës…

Njësoj është diskutuar edhe për ngjashmërinë e tij me një nga partneret e hershme, Guyneth Paltrow. Modelet e tyre të flokëve, gjithashtu kanë qenë të ngjashme në periudha të ndryshme kohore.
Mirëpo, partnerja e tij më e re, Ines De Ramon, duket qartë që bën përjashtim. Ka ndryshuar shijen? Për këtë do presim e do shohim nga jetëgjatësia e marrëdhënies…/LIVING
