Motra e Eglit Takos zbulon sekretin: I shkruaj në whatsapp kur dua t’i them diçka

Egli Tako është dhe një ndër banoret më të komentuara këtë edicion të Big Brother Vip. Nuk ka ditë që emri i Eglit mos lakohet nëpër media, por edhe në çdo prime është një ndër konkurrentet për të cilat diskutohet më tepër.
Gjatë puntatës së kaluar, ajo u suprizua nga motra e saj, Ejona, me të cilën ka një marrëdhënie mjaft speciale. Ashtu sikurse dhe e pamë, Ejona i kërkoi që të respektonte më tepër veten dhe të kënaqej në këtë eksperiencë e cila vjen një herë në jetë.
Por, së fundmi ajo ka folur edhe për Fun Club ku dhe ka përsëritur të njëjtat këshilla për të motrën. Ndërkohë, gjatë bisedës motra e Eglit zbuloi dhe një “sekret” të vogël.
Ajo tregoi se në momentet kur dhe kërkon të shprehet i shkruan të motrës në “whatsapp”. Sigurisht një përgjigje mbrapsht nuk e merr, por që sipas Ejonës përmes kësaj mënyre ndihet si më e “çliruar”.
“Në momentet kur ndjehem keq, poshtë, kam shumë nevojë ti them diçka i shkruaj në Whatsapp, një sekret i vogël për ju. I shkruaj. Nuk marr përgjigje normalisht por më duket sikur kam çliruar ato që doja të shprehja”, tha Ejona.