U qëllua nga partneri në Shkodër me plumb në kokë, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit
Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.
Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.
44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi më 18 shkurt 2025, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, ku çifti u gjet brenda një automjeti me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Manaj humbi jetën në vend, ndërsa Ndoka u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve policore, konflikti mes çiftit kishte nisur dy javë para ngjarjes, pasi Ndoka dëshironte t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të papunësisë së Manajt.
Gjatë kësaj periudhe, Manaj i kishte dërguar mesazhe kërcënuese, duke deklaruar se do të dëmtonte veten nëse ajo e linte.
Gjithashtu në ditën e ngjarjes, Manaj e priti Ndokën pranë vendit të saj të punës dhe, pas një debati në automjet, e qëlloi atë në kokë dhe më pas vrau veten.
Ndoka u transportua fillimisht në spitalin rajonal të Shkodrës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndërroi jetë pas gjashtë ditësh trajtimi intensiv.