Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Kemi mbërritur në gjysmë të rrugëtimit, por produksioni tha me këtë rast hajde shtojmë dhe 6 banorë të rinj në shtëpi, ndërkohë që dhe ne si Gerta me zor presim të pakësohen ata aty brenda. Ja ç’ndodhi mbrëmë në një emision goxha të…ngarkuar le të themi:
#1. ‘Përçahet’ dyshja Livia – Rozana
Përçarja e dyshes më të lidhur aty brenda nisi me faktin se Rozana tha në prime-n e kaluar se rrezikonte Livia të largohej nga shtëpia. Livia, pa kuptuar ose duke u shtirur se nuk e kupton që Rozana luan rolin e nënës së madhe dhe kur do të aktivizojë ata që ka afër zemrës i fut në sherre, u prek shumë nga fjalët e saj. Të thuash thjesht u prek është e vogël në fakt sepse kemi parë të gjithë një krizë histerie me të ulëriturat e saj kur u kërkonte banorëve të largoheshin sepse po pësonte një sulm paniku.
Ndonëse nisi debati me vëmendje të përqendruar tek Livia, çuditërisht protagonizmi i kaloi Rozanës dhe faktit që ajo s’ka ditur të luajë vetëm.
#2. Gjesti dhe valixhja e tundimeve
Një valixhe tundimesh mbërriti në shtëpi për banorin që s’kishte pse të tundohej fare sepse do i hapte zarfet me vendime dramatike brenda valixhes menjëherë. Zarfi i parë i kërkonte të zgjidhte të flinte me dikë tjetër në vend të Eglit për dy javë dhe Gjesti zgjodhi Rizartën.
Gjesi tha që po bënte filma si zakonisht, Egli u ngarkua shumë emocionalisht si zakonisht dhe deklaroi që s’është për Big Brother! Situata përshkallëzon dhe Egli ndër lot kërkon të lërë shtëpinë.
#3. Debati Gerta – Laerti
Dy rrogëtarë që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë filluan të zihen se kush i meriton më shumë lekët e popullit se tjetri. Vazhdon avazi i atyre që nuk krijojnë dot situata brenda dhe kapen me të kaluarën e gjithsecilit jashtë…
#4. Eleminohet Livia
Duke qenë se ishte përgatitur që të martën për këtë, Livia s’e priti shumë keq eleminimin. E hap, s’e hap biletën e kthimit, e mori gjithsesi me vete në studio. Ndërkohë, shtëpia, iu hakërrye Rozanës se ishte faji i saj për largimin e Livias dhe shumë banorë u panë në lot. Gjithsesi, Livia hapi biletën, ishte vetëm vajtje, u thanë dhe lotët, vazhdojmë me dinamikën tjetër.
#5. Surpriza për Eglin
‘Vetja është më e rëndësishme se gjithçka’ i tha motra Eglit, por dukej se Egli këmbëngulte në të sajën pasi i pasoi këshillat e së motrës me një “Gjesti nuk është i keq, është i mirë”.
Dhe Gjesti si djalë i mirë që është, shkoi takoi motrën e Eglit dhe shpalosi anën e tij karizmatike.
#6. Hyjnë 3 banorë të rinj
Riki, këngëtar nga Kosova dhe bukurosh;
Shkëlzeni, sipërmarrës, shok i Eglit dhe ngatërrestar;
dhe Mikela, blogerja e Italisë.
#7. Gjesti bën dy zgjedhjet
Pjesë e zarfit të valixhes së tundimeve ishte dhe zgjedhja që Gjesti të kthente dy lojtarë në një të vetëm ku ai zgjodhi Valbonën dhe Laertin, vendim të cilin duhet ta mbante sekret.
Zarfi tjetër, ku Gjesti duhet të zgjidhte 7 ish-banorë, 3 prej të cilëve do të ktheheshin me votimin e publikut në shtëpi ishin këta: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=2611131708&pi=t.aa~a.3626898484~i.72~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1740315355&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80850%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1740315355280&bpp=3&bdt=630&idt=3&shv=r20250218&mjsv=m202502180101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1740315349%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1740315349%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1740315349%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0%2C430x358%2C300x250%2C300x250%2C300x250&nras=2&correlator=2255910452385&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=83&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=7960&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=31090562%2C44719339%2C95333410%2C95347433%2C95348347%2C95350016&oid=2&pvsid=3525128888392943&tmod=1172948800&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=8&uci=a!8&btvi=4&fsb=1&dtd=8
Tre më të votuarit nga publiku do të hyjnë të martën në shtëpi. Vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finale dhe nëse fiton, çmimi do të jetë i përgjysmuar.
#8. Zarfi i fundit i Gjestit
Në këtë zarf, Gjesti duhet të ndante shtëpinë në dy grupe që për ditët në vazhdim ta kryejnë çdo aktivitet të lidhur të gjithë bashkë me litar. Megjithatë, duhej që dhe tre banorët e rinj të zgjidhnin nga një banor secili për të krijuar grupin e tyre dhe tre grupet e krijuara janë këto më poshtë:
Grupi 1: Ola, Valbona, Vserlo, Danja.
Grupi 2: Aldo Rozana Tiri Egli Rizarta Gerta.
Grupi 3: Loredana Mikela Riki Shkëlzeni Laerti Kelly.
Gjesti mbetet elektron i lirë si lider i shtëpisë.
Ndërkohë, mos harroni të votoni deri të martën këta që dolën me dëshirë nga shtëpia dhe i ranë keq pishmanit: