Lajme
Kryetari i PD, Sali Berisha pasditen e sotme takim me diasporën në Athinë

Pas takimit madhështor me diasporën në Parma të Italisë, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvilloje diten e sotme një takim tjetër të rëndësishëm.
Kësaj radhë do të jetë Athina që do presë kreun e opozitës shqiptare ku ai do të shpalosë para shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendin fqinj programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Njoftimin për takimin e ka ndarë vetë kreu demokrat në një postim në faqen tij në facebook.
Mesazhi:
Sot na pret një tjetër takim madhështor me diasporën shqiptare, Athinë, Greqi.
Datë 23 Shkurt
Ora 18:00
Athinë, Greqi
STADIUMI PAQE DHE MIQËSI, SALLA: MELINA MERKURI, Neo Faliro
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN