“E bëjnë të gjithë”, Anxhela Peristeri flet pa filtra dhe u nxjerr “sekretin” kolegëve

E kam bërë, s’e kam bërë” është një nga lojërat më të famshme të programit “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani. Mbrëmja e episodit final të këtij sezoni vendosi para vështirësisë Anxhela Peristerin, Klajdi Harunin, Mihallaq Andrean dhe Viola Spiron.
Në pyetjen se kush prej tyre ka blerë klikime, vetëm Anxhela e mbajti tabelën e saj nga faqja e gjelbër duke thirrur:
Mashtrues! Duket kush thotë të vërtetën! Të gjithë e kanë bërë! Të gjithë!
Klajdi garantoi se “Three Dots” nuk kanë asnjë klikim të blerë dhe tha se në kanal gjenden këngë me qindra mijëra shikime e deri te ato me miliona. Anxhela shpjegoi se tashmë kjo është një praktikë e zakonshme nga artistët dhe vjen në formën e reklamave të këngëve të tyre në video të ndryshme.
Anxhela Peristeri: Tani e bëjnë të gjithë artistët sepse këto klikimet nuk po quhen më si të blera, nuk janë si dikur që blinin edhe vinin kështu si kompjuterike, tani quhen ‘ads’ dhe janë më tepër si një lloj reklame. Ti realisht paguan video të cilat iu shfaqen njerëzve të ndryshëm me këngën tënde. Nuk është se paguan lekë që janë njerëz të ndryshëm dhe i blen, janë video të cilat ti mund t’i paguash në Kosovë dhe në Shqipëri që janë më të shtrenjta dhe mund t’i paguash edhe më të lira që shfaqet në Afganistan.
-Cila është kënga jote më e klikuar?
Anxhela Peristeri: Kënga ime më e klikuar është “Habibi” me Capital T dhe Mandin së cilës nuk i kemi blerë klikime se është bërë hit në të gjithë Ballkanin.
Anxhela Peristeri: 70 e ca milionë.