“Ti ma dhe gotën…”- Debat mes Laertit dhe Gertës

Gerta Gixhari dhe Laert Vasili kanë patur një përplasje mjaft të fortë me njëri-tjetrin ditën e sotme. Teksa ndodheshin jashtë në oborr duke pirë kafe dhe duke shijuar rrezet e diellit, një debat i ashpër ndodhi mes tyre.
Gerta e pyet në një moment Laertin se pse i ka thënë që nuk është me standard dhe ai u mundua që t’ia shpjegonte.
Laerti gjatë debatit të tyre e akuzoi Gertën se i ka dhënë për të pirë, pavarësisht se ai i kishte rrëfyer varësinë ndaj alkoolit.
Pjesë nga debati:
Laerti: Ty të rrëfeu dikush varësinë dhe në darkë e nxisje në po atë varësi
Gerta: S’të vjen turp që m’a ngjit mua atë gjënë
Laerti: Jo, jo. Ti braktise profesionin tënd në talk show
Gerta: Nuk e kam bërë unë, ti ma ke dhënë gotën mua
Laerti: Dhe mjaft duke përdorur historitë e tjerë, vampirë e shtëpisë duke thithur gjakun e njerëzve
Gerta: Je ti
Laerti: Katile, e pashpirte
Gerta: Je ti njeri frikacak