Bota

Santorini, shembet tavani, humb jetën 19-vjeçari shqiptar 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Santorini ku një i ri shqiptar, 19-vjeç ka humbur jetën teksa po punonte.

19-vjeçari shqiptar humbi jetën pasi tavani i një ndërtese u shemb mbi të, ndërsa ai po punonte në një pronë të tipit shpellë në Imerovigli. Ngjarja rikthen në vëmendje kushtet e pasigurta të punës në sektorin e ndërtimit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa tashmë janë arrestuar pronari i objektit dhe përgjegjësi i punimeve. Ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë aktivitet sizmik, megjithëse Greqia ka përjetuar kohët e fundit tërmete të ndryshme.

Tragjedi të tilla ngrenë shqetësime për sigurinë në punë, veçanërisht për emigrantët që shpesh punojnë në kushte të vështira dhe me masa të pamjaftueshme mbrojtjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button