Vendi

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2025

Territori shqiptardo të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button