Bota
Pitbulli sulmon për vdekje foshnjën 9-muajshe në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Napolit në Itali, pasi një vajzë 9-muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga një pitbull në shtëpinë e saj.
Babai i tha policisë se e gjeti vogëlushen në një pellg gjaku në shtrat, pasi u sulmua nga qeni i familjes, ndërsa nëna e vajzës ishte në punë.
Vogëlushja u dërgua në urgjencën e klinikës Villa dei Fiori, por në momentin e mbërritjes kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda në fytyrë dhe kokë. Policia po heton rastin.