“Ti do të jesh si Luizi”, Gjesti i përgjigjet me sportivitet Loredanës

Gjesti duket se nuk do ‘i ndahet’ Loredanës për një kohë të gjatë. ‘Inatin’ që ka me Jozin, po e paguan Lori, e cila zhvilloi një dasm me Jozefin Markun para se ky i fundit të dilte nga shtëpia. Gjatë bisedës, Gjesti e ka përmendur vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një tjetër drejtim.
Loredana, e irrituar, iu drejtua Gjestit duke i thënë: “Do që të jesh si Luizi?” – duke e krahasuar me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, Luiz Ejllin.
Gjesti e mori këtë krahasim me shumë sportivitet, madje edhe si kompliment, ndaj iu përgjigj: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.”
Ai më pas shtoi se kishte arsye të forta dhe të thella për të qenë i lidhur me Kosovën, duke përmendur babanë e tij që kishte luftuar me UÇK-në.
Çuditërisht, nga intervista e dhënë së fundmi, edhe babai i Jozit kishte luftuar me UÇK-në.
Loredana, e cila e kishte krahasuar Gjestin me Luizin, e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si ai.