“Si mund të kesh interes për këtë?” Rozana dhe Laerti analizojnë sjelljen e Valbonës

Në një bisedë të ngushtë mes tyre, Laerti dhe Rozana po analizonin sjelljen e Valbonës, për të cilën fillimisht Laerti shfaqi shumë interes, sikurse edhe ajo ndaj tij. Gjatë bisedës, Rozana e pyet se si mund të kesh interes për një vajzë të tillë, por banori sqaroi se në dukje, fillimisht ajo nuk ishte kështu, por pas 40 ditësh qëndrim në Big Brother, mesa duket ka dalë ‘në origjinë’.
Rozana: Laerti
Laerti: Hë
Rozana: Si mund të kesh interes ti për këtë gocën?
Laerti: Të lutem, se në fillim nuk ka qenë kështu. A e ke thënë vet? Ç’më qesh tani? Ajo ka ikur, po ka ikur mo, nuk…
Rozana: Si mund të kesh interes?
Laerti: Ajo ka të drejtë kur thotë ‘ti ke ndryshuar’, unë kam ndryshuar se nuk mundem. Unë për herë të fundit kam thënë vetëm kaq: unë me ty nuk zihem sepse të kam xhan…
Rozana: Ajo del nëpër pasqyra thotë ‘faleminderit ky, faleminderit ajo
Laerti: Përshëndet për shembull hallat e Rozanës, tezet, gjyshërit, i përshëndet të gjithë
Rozana: Ti mendon që është kështu dhe jashtë?
Laerti: Dëgjo, pas 40 ditëve, është e vërtetuar shkencërisht: Njeriu del në thelb. Do me thënë që unë kam dalë aty ku jam, që po më ‘ashtu’, sulem
Rozana: Do me thënë ti e ke kuptuar që kjo është kështu edhe jashtë
Laerti: Jashtë orbite
Rozana: Do rrije me këtë ti jashtë?
Laerti: Të veja në psikiatri? /Pamfleti