“Nuk dua të flas më për të”, Xheneta Fetahu ‘thyen’ premtimin; e ftuar në Fan Club

Xheneta Fetahu ishte e ftuar në Fan Club ditën e sotme për të folur për lojën e Gjestit, me të cilin u njoh në Big Brother Vip Kosova 3, ku patën një flirt.
Sapo Heidi i ka dhënë fjalën Xhenetës, Ronaldo Sharka ka ngacmuar të ftuarën në lidhje me Gjestin.
Ajo nuk e ka lejuar, duke e kundërshtuar menjëherë gazetarin, ndërsa vijoi t’i thotë Heidit se “këtu jam për shkak të ftesës tënde”.
Kujtojmë se Xhenta në nëj intervistë në Kosovë u shpreh se ajo nuk do të flasë më kurrë për Gjestin, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu.
Teksa Heidi e ka pyetur nëse ka diçka për t’i thënë Gjestit ajo thotë që skam asgjë më për të, ndërsa më tej vijon se nëse do të kishte mundësinë të fliste me Gjestin do t’i thoshte që të mos tallej me vajzat, konkretisht Eglin.
Xheneta shprehet se Gjesti s’e ka dashur kurrë, gjithçka ai ka bërë, ka qenë lojë.
Në një moment, opinionistja Shqipe Hysenaj ëshët shprehur se ka shumë të dëshirë të shohë një përballje mes Xhenetës dhe Gjestit.
Nuk e dimë nëse kjo do të jetë e mundur, pasi Xheneta, kur nuk u arrit marrëveshja me CEO-t e Top Channel, doli në një intervistë dhe deklaroi se banori i BBVA4 është personi i fundit me të cilin mund të takohet.