ShowBiz

Zien’ rrjeti / “Dashuri më të madhe nuk kam provuar”, Mevlani mesazh Livias?

Mevlan Shaba, ish-i dashuri i Livias, e bëri publike të dashurën e tij aktuale, teksa deklaruan para gjithë botës se po presin të bëhen prindër të një fëmije. E teksa të gjithë menduan se historia me Livian ka marrë fund, një mesazh emocionues erdhi për banoren e Big Brother që ‘bëri lëmsh’ publikun e gjerë.

Mesazhi që përloti Livian, mendohet se është nga  ish-partneri i saj, Mevlan Shaba.

“Fle me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy, por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh.

“Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”, ia ktheu Livia, pa përmendur emra.

Në rrjet u tha se mund të ketë qenë Mevlani pasi vetëm pak ditë më parë solli edhe këngën e re të quajtur “Melo”, që ka të njëjtën nofkë si në mesazh.

Mevlani të jetë ‘kujtuar’ për Livian ndërkohë që pret fëmijë nga një tjetër grua? Mbetet për t’u parë!

‘Zien’ rrjeti / “Dashuri më të madhe nuk kam

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button