Bota

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë ka goditur ishujt Kajman në Karaibe

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Ishujt Kajman në Detin Karaibe në orën 01:23 të së dielës.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 509 kilometra në verilindje të qytetit të La Chaiba, Honduras dhe 210 kilometra në jugperëndim të qytetit të George Town, Ishujt Kajman, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 10 kilometra.
Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale nga autoritetet e asnjë vendi, të paktën deri në këtë fazë.
Ky është tërmeti më i fortë në rajon që nga viti 2021, kur një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Haitin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button