Sport

“Jam më i miri në histori”, Ronaldo feston 40 vjetorin: Nuk vendos limite

5 herë fitues i “Topit të Artë”, futbollisti Evropian me më shumë trofe të tillë, 5 herë fitues i Champions League, golashënuesi më i mirë në histori i këtij turneu. Fitues i Evropianit, lojtari me më shumë ndeshje për ekipin përfaqësues, 923 gola të shënuar në 1,250 ndeshje si profesionist, por flasin për C.Ronaldo-n, legjendën portugeze të futbollit botëror i cili feston 40 vjetorin e tij të lindjes.

Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, për të, ai është më i miri, fundja shifrat flasin vetë, por ky diskutim mund të shtyhet pak në kohë pasi Ronaldo as që ka ndërmend të ndalet, në kokën e tij ka ende objektiva të tjera për të arritur, siç është kuota e 1 mijë golave:

Të jem i sinqertë jam pak fajtor vetë për këtë pasi tani e shoh jetën ndryshe, nuk mendoj gjatë, por dua të jetoj momentin. E kam thënë që dua të arrijë në kuotën e 1 mijë golave, nëse e arrij mirë, nëse jo nuk ka shumë rëndësi, unë jam që tani futbollisti që ka shënuar më shumë gola në histori”.

I pyetur gjatë intervistës së tij për El Chiringuito se ku është ndjerë më mirë Ronaldo nuk e kishte të vështirë përgjigjen: “Madrid do të jetë gjithnjë në zemrën time, është skuadra ku jam ndjerë më mirë. Kur vendosa të largohesha Perez u përpoq të më mbante, por unë i kisha dhënë fjalën time Juventusit”, u shpreh Ronaldo.

Lequipe

Në 40 vjetorin e tij të lindjes, një nga titujt më pikat të mediave ishte ai i L’Equipe: “I paklasifikuar”./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button