Vendi
Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Parashikohet po ashtu mjegull e dendur dhe mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes dhe kryesisht në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdetare fiton shpejtësi 9-16 m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3 ballë.