Publiku ‘merr në dorë fatin’ e Gerta Gixharit! A do të kthehet në shtëpi pas zarfit të zi?
Gerta Gixhali u skualifikua sot nga gara e Big Brother me zarf të zi, pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku i hodhi alkool në sy Gjestit.
Pas skualifikimit, Vëllai i Madh vendosi ti jepte një mundësi të dytë Gertës, por vetëm nëse kjo do të pranohej me shumicë votash nga banorët e tjërë.
Ishte e papritur, por 14 banorët pranuan që Gertës t’i jepej një mundësi e dytë dhe tani është në dorën e publikut të vendosë brenda natës sot nëse duan apo jo të kthejnë Gertën në lojë.
Gjesti, i cili ishte dhe banori që u lëndua fizikisht nga veprimi i Gjestit, u shpreh i hapur që ajo të rikthehej në shtëpi. Ndërsa Rozana, teksa dha votën ‘pro’, shprehu dëshirën që në një të ardhme të dalë në televotim ‘kokë më kokë’ me Gertën.
Tashmë ‘fatin’ e Gertës e ka në dorë publiku.