I hodhi alkool në fytyrë Gjestit/ Neda: Veprim poshtërues dhe denigrues! Arbri: E pashpjegueshme, po manipulon situatën
Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, kritikuan Gertën për gjestin nda Gjestin, duke i hedhur alkool në fytyrë.
Nga ana tjetër, banorja u shpreh se nuk ka pasur qëllim ta dëmtojë Gjestin.
Arbri: Minimumi, njeriu ndalohen mishin dhe verën
Gerta: Rozana dhe pjesa tjetër e shtëpisë ishin shumë të agravuar dhe kërkonin vetëm situate. Rozana e ktheu të gjithë situatën për vete
Arbri: O Gerta, ti do ta kalosh te Rozana, po Rozana nuk ka hedhur birrë në sytë e të tjerëve
Gerta: Sepse Rozana erdhi në dasmë dhe dha lajmërimin
Arbri: Unë them që ajo që ke bërë ti është e pashpjegueshme për logjikën time. Edhe sot e kësaj dite, nuk kërkon falje, as nuk i jep dot shpjegim. Tenton të manipulosh situatën
Neda: Gjesti, u ndjeva shumë e lehtësuar kur të pashë që u ktheve mirë në shtëpi. Më vjen shumë keq, që qëkur ke hyrë në shtëpi, mendojnë të të bëjnë çfarëdolloj gjëje me idenë që ti mban. Gerta, unë dua të të them që veprimi yt ishte i gabuar në disa nivele. T’i hedhësh dikujt lëng në fytyrë është veprim poshtërues dhe denigrues.
Gerta: Absolutisht nuk e kam bërë me këtë qëllim
Neda: Ai është një veprim që e ul dhe e denigron djalin
Gerta: Nuk jam dakord fare