“Ermal Mamaqi gënjeu, familja ime rrezikoi vendin e punës”- Tiri i ‘BigBrother’ ZBULON se çfarë i bëri aktori
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte I ftuar këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, i cili ndër të tjera tregoi dhe për bashkëpunimin që ka pasur me të ndjerin, këngëtarin Dr, Flori.
Një pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Bashkëpunimi me Dr. Florin. Si erdhi ky bashkëpunim?
Tiri Gjoci: Kam një miks ndjesish për atë periudhë sepse nuk ka qenë shumë e lehttë. Kam qenë shumë I vogël, diku tek 18-19 vjeç kur është realizuar dhe u bë pak zhurmë mediatike. Unë I vogël, pak I paqartë sesi funksionon politika. E kam përjetuar jo dhe aq lehtë sidomos kur kisha 2 personat , familjarët e mi që punonin në shtet, e ke parasysh gjëja e pare që mendohet.
Ester Bylyku: Edhe doli djali që ti bëj diss shtetit. Ai është një diss për politikën njëherë.
Tiri GJoci: Ka pasur diçka që unë dua ta sqaroj këtu. Ka qenë e paqartë, jo nga ana Dr. Florit sepse unë atëhere I bëja diskutimet me Mamaqin. Nuk ka qenë I sinqertë Mamaqi sepse ideja sesi mu prezantua mua që do bënim një këngë ku do I biem politikës në tërësi, pra opozitës, pushtetit, të gjithave. Pra, nuk ishte e ndarë. Edhe këngën pot a dëgjosh nuk është se të orienton diku
Ester Bylyku: Është klipi që të orienton
Tiri Gjoci: Po, dhe unë klipin nuk e kam pare. E kam pare kur doli tek Arian Çani.
Ester Bylyku: Nuk pate kuriozitet apo nuk të lejuan
Tiri Gjoci: Duke qenë se e donin për fushatë u bë në kohë rekord dhe unë nuk është se kisha kohë, plus isha dhe shumë I vogël. Kur e pash në ekran direct komunikova me Ermalin, I thashë çfarë është kjo se na hoqët nga puna.
Ester Bylyku: Si tu përgjigj?
Tiri Gjoci: Pse plak, nuk e dije ti plak? Por që ishte pak munges sinqeriteti nga ana e tij thash jo nga ana Dr, Florit sepse ai ishte pjesë e projektit siç isha unë. Ishin të tjerë që e kishin ideuar. Megjithatë, e kam shijuar sepse iku ai sikleti. E kam përjetuar akoma më shumë kur vdiq Dr. Flori sepse sikur më ngeli mua ajo kënga. Sot jam shumë krenar dhe I lumtur për atë këngë sepse ka qenë aktuale vazhdon për fat të keq të jetë dhe sot aktuale.