ShowBiz

“Kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”/ Klajdi habit banorët e “shpellës” me “sekretin” e tij

Në “shpellën” e “Big Brother VIP Albania” banorët po argëtohen me lojërat dhe sfidat e dhëna nga “Vëllai i Madh”. Kësaj radhe loja konsistonte në gjetjen e 2 të vërtetave dhe 1 gënjeshtre nga Rozana, Klajdi, G Bani dhe Gjesti tek njëri-tjetri.

Tre fjalitë që Klajdi kishte shkruar, shkaktuan të qeshura dhe habi tek pjesa tjetër, ndërsa nuk vonuan për të gjetur përgjigjet e sakta.

“Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer; Kam shitur banane dhe thana te ura Goricës; Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit,” janë fjalitë e Klajdit.

Gënjeshtra ishte fjalia “Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit”, ndërsa të vërteta ishin dy frazat e tjera.

Por fjalia “kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”, shkaktoi mjaft të qeshura dhe habi tek Gjesti dhe Rozana, të cilët kërkuan të dinin më shumë mbi këtë situatë.

Klajdi e ka sqaruar menjëherë këtë fjali me të qeshura duke thënë se ka fjetur me Laertin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button