Shëmbet rruga Korcë – Ersekë/ Blushi: 72 milionë euro sot u përpinë nga gropa e korrupsionit
Një ditë më parë, Syri Tv denoncoi punimet e dobëta në aksin rrugor Korçë- Ersekë dhe rrezikshmërine e cila është paraqitur në këtë segment.
Sot pas 24 orëve, ura në lotin e 2-të të këtij segmenti është shembur totalisht.
Tedi Blushi, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook mbi këtë skandal teksa shkruan se 72 milionë euro sot u përpinë nga gropa e korrupsionit.
POSTIMI I PLOTË:
Rreth 72 milion euro u shpenzuan për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë (35 km gjithsej) që sot u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit.
“Rruga e florinjtë”, pa mbushur as vitin nga inaugurimi, u shemb në një pjesë të konsiderueshme të saj duke e ndërprerë qarkullimin automobilistik.
Për të shkuar sot nga Korça në Kolonjë apo anasjelltas janë të hapura vetëm shtigjet e dhenve!
As bombardimet e pushtuesve në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytën Botërore nuk e shkatërruan rrugën dhe as e ndërprenë dot lidhjen mes Korçës dhe Kolonjës.
Këtë mundi ta bënte vetëm korrupsioni i shfrenuar dhe babëzia e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ansamblit Hajdutëria të “Rilindjes” që pas 11 vitesh në pushtet, jo vetëm rrugën nuk e ndërtuan, por e lanë sot Korçën dhe Kolonjën pa rrugë fare!/SYRI