Rrëzohet avioni luftarak F-35 në Alaskë – Shpëton piloti
Në një deklaratë, Forcat Ajrore thanë se avioni ka pësuar dëme të konsiderueshme
Një avion luftarak F-35 u rrëzua të martën në një bazë ajrore në Alaskë. Piloti nuk u lëndua pasi përdori sistemin e nxjerrjes, sipas një zëdhënësi të bazës amerikane.
Aksidenti ndodhi në pistën e bazës ajrore Eielson, por nuk dihet nëse ka ndodhur gjatë uljes apo ngritjes së F-35.
“Është ende nën hetim, kështu që ata po përpiqen të konfirmojnë të gjitha detajet,” tha koloneli Paul Townsend.
Në një deklaratë, Forcat Ajrore thanë se avioni ka pësuar dëme të konsiderueshme.
“Piloti është i sigurt dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak Bassett për vlerësim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.
Baza e Forcave Ajrore Eielson ndodhet afërsisht 40 kilometra në jug të Fairbanks, qyteti më i madh i Alaskës.
“Njerëzit tanë janë pasuria jonë më e rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë e tyre,” tha në njoftim Kol. Paul Townsend, komandanti i krahut luftarak 354. “Unë mund t’ju siguroj se Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë një hetim të plotë me shpresën për të minimizuar shanset që incidente të tilla të ndodhin përsëri.”
Baza Eielson u zgjodh në 2016 për të pritur 54 F-35. Me aftësinë për të fluturuar më shumë se 12 orë në të njëjtën kohë, F-35 mund të arrijë pothuajse kudo në hemisferën veriore në një mision të vetëm.