Lajme
Sali Berisha ZBULON datën e protestës kombëtare: Dita kur Shqipëria zbret në Tiranë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet të shtunën e 8 shkurtit.
Sipas tij, e shtuna do të jetë dita kur Shqipëria zbret në Tiranë dhe Tirana zbret në rrugë.
PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugë të vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie më datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria, ditën e shtunë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelesh që nuk njohin asnjë normë që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë”, tha Berisha.