Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje
Porsa pandehëm se Big-u me prime-n e fundit filloi të vinte në jetë, pamë një spektakël mbrëmë që po na tundonte dhe ne të flinim herët. Ja ngjarjet kyçe të mbrëmjes së djeshme, të renditura kronologjikisht:
#1. Debati Gerta-Rozana
Po ju paralajmërojmë që e djeshmja i përkiste debateve të kota. Jepet klipi ku Rozana me Gertën konfliktohen. Ajo që kishte ndodhur ishte se gjatë një loje, Rozana kishte bërë një pyetje së cilës Gerta nuk i ishte përgjigjur. Të gatshme për t’u ngacmuar kurdoherë me njëra-tjetrën, Rozana i thotë Gertës të rregullojë “të folurën se është nënë me fëmijë”. Gjatë debatit, dhe Gerta i përmend më pas Rozanës se “ka atë që s’e ka ajo”, pra fëmijët.
Siç tha dhe Neda, e vërteta është se ka një tension të madh midis të dyjave dhe gocat rrinë-rrinë, bëjnë xing. Në debat qartësisht kishin të dyja gabimet e veta, ama ajo që është e rëndësishme është se Gerta kërkoi falje për keqkuptimin që kishte krijuar Rozana, sepse s’po tallej kurrsesi me fatkeqësinë e saj.
Falja erdhi pasi Rozana, siç bën ngaherë kur flet, u çua në këmbë dhe deklaroi: “Ta dijë Gerta dhe gratë që po luftojnë si unë jashtë, se unë si nga barku im, si me adoptim, unë do bëhem nënë”.
Olsi, në ndryshim nga të tjerët shprehu se kishte një farë viktimizimi nga Rozana, megjithatë tema mbetet aq e ndjeshme, sa të gjithë i shihje të stepur dje nga mendmet e tyre të vërteta.
#2. Ikën një kënd i trekëndëshit Gjesti-Egli-Xumi
Ndonëse në klip, u shfaq një Xum që tha “S’du me u dorëzu” kur shihte se si i shkëlqenin sytë Eglit në prezencën e Gjestit, Xumi i prime-t e kishte ndarë mendjen se s’kishte më punë me ata të dy.
I lënduar, të paktën kështu la të nënkuptohej, Xumi tha se i ka ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet dhe se kur sheh ata të dy s’ka fjalë. Më pas vijoi me deklaratën “Jeni interesi, keni gjetur njëri-tjetrin” së cilës flakë për flakë Egli iu përgjigj: “E thua se s’të pëlqeva kurrë ty”.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=2611131708&pi=t.aa~a.3626898484~i.26~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1737292472&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80212%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1737292472911&bpp=2&bdt=1313&idt=-M&shv=r20250114&mjsv=m202501140101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D807eae923641997f%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DALNI_MZ5i5ld0R5Nd8bSe_Q0KK4ZYWxrCw&gpic=UID%3D00000fe273372db8%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DALNI_MYGCKCfylnTI781KkTawzaAvtaklA&eo_id_str=ID%3D79a41114fde2a690%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DAA-AfjaNwipXFvB5VcDTkCjE7zL8&prev_fmts=0x0%2C300x250%2C430x182&nras=3&correlator=8119768109818&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=46&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=3888&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=31089541%2C31089555%2C31089809%2C95350245%2C95347432&oid=2&pvsid=791341575695719&tmod=127868561&uas=1&nvt=2&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=8&uci=a!8&btvi=2&fsb=1&dtd=9
Situata u përshkallëzua si gjithmonë në shpjegimin e një fjale për natë dhe e djeshmja ishte “dashnore” për Gjestin. Çështja me Gjestin është se ta thjeshton punën në këto raste dhe thjesht kërkon falje kur i vënë në dukje gabimin, megjithëse të paqëllimshëm sipas tij.
Xumi tha se kishte krijuar një telenovelë, “Pabesia dhe Interesi” me dinamikat e këtij trekëndëshi. Të shohim a do të vendoset në skenë në vazhdim.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=2589273254&pi=t.aa~a.3626898484~i.31~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1737292472&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80212%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1737292472911&bpp=2&bdt=1313&idt=2&shv=r20250114&mjsv=m202501140101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D807eae923641997f%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DALNI_MZ5i5ld0R5Nd8bSe_Q0KK4ZYWxrCw&gpic=UID%3D00000fe273372db8%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DALNI_MYGCKCfylnTI781KkTawzaAvtaklA&eo_id_str=ID%3D79a41114fde2a690%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DAA-AfjaNwipXFvB5VcDTkCjE7zL8&prev_fmts=0x0%2C300x250%2C430x182%2C430x358&nras=4&correlator=8119768109818&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=46&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=4656&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=31089541%2C31089555%2C31089809%2C95350245%2C95347432&oid=2&pvsid=791341575695719&tmod=127868561&uas=1&nvt=2&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=9&uci=a!9&btvi=3&fsb=1&dtd=11
Ndërkohë, kur të gjithë po sulmonin Eglin “pse do Gjestin dhe jo Xumin” me pak fjalë, nga studioja lëshoi dhe Amber një koment epik, duke thënë “sepse i duket Xumi si hallexhi’” duke shkaktuar si gjithmonë ilaritet në situatë.
#3. Tjetër debat i kotë me Gjestin dhe Laertin
Laerti bëhet flakë kur vjen puna për çështje patriotizmi. Megjithatë, debati i djeshëm me Gjestin, ku Laerti vazhdon ta “akuzojë” se nuk përfaqëson ai Kosovën, kur Gjesti as nuk e ka pretenduar, qe një humbje e madhe e kohës televizve. Pjesa e bukur e kësaj ishte kur Gjesti u çua të tregonte këmishëm shumëngjyrëshe të kësaj radhe, duke provuar atë që kemi thënë dhe më parë, dhe duke zbuluar Gjergj Kastriotin pas bluzës me nënshkrimin “bukur”. Kaq do shqiptari dhe e mbaron armiqësinë që kupton se as nuk kishte nisur kurrë.
#4. Zbulohet kë do zërë gjumi në shtëpinë e vet këtej e tutje
Gjatë debatit me Laertin dhe Gjestin, Olsi mori pak nga shejtani i kahershëm i Laertit duke ndërhyrë në këtë debat për të përmendur gjumin e vet.
Komenti epik i Ledionit që tha se “një nga ju të paktën do flejë në shtëpinë e vet sonte” erdhi me rastësinë që ky të ishte pikërisht Olsi, si më pak i votuari nga publiku.
Olsi, që siç u shpreh dhe vetë po ndjente një frymëzim, foli dje më shumë në studio sesa në historinë e tij të prime-ve. Siç e përmblodhi dhe vetë eksperiencën e tij brenda, “Nuk ka tokë të mirë apo tokë të keqe, ka bujk të mirë apo bujk të keq” dhe biem të gjithë shumë dakord.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=1602844105&pi=t.aa~a.3626898484~i.46~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1737292485&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80212%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1737292472917&bpp=1&bdt=1319&idt=1&shv=r20250114&mjsv=m202501140101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D807eae923641997f%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DALNI_MZ5i5ld0R5Nd8bSe_Q0KK4ZYWxrCw&gpic=UID%3D00000fe273372db8%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DALNI_MYGCKCfylnTI781KkTawzaAvtaklA&eo_id_str=ID%3D79a41114fde2a690%3AT%3D1737282410%3ART%3D1737292472%3AS%3DAA-AfjaNwipXFvB5VcDTkCjE7zL8&prev_fmts=0x0%2C300x250%2C430x182%2C430x358%2C430x358%2C430x358&nras=6&correlator=8119768109818&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=46&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=6201&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=351&eid=31089541%2C31089555%2C31089809%2C95350245%2C95347432&oid=2&psts=AOrYGslYkqV1BPMsA9tC9EgLR-iPHdPj4deFYtuT5Ar07ZGhjH3GbgmcFo7IlRSZMGgtgBHnpvEzQ8bXdmKkHvLK8sBj8s8&pvsid=791341575695719&tmod=127868561&uas=1&nvt=2&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C847&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=11&uci=a!b&btvi=5&fsb=1&dtd=12454
#5. Përçahet çifti Livia-Aldo që s’e dinim as që ekzistonte
Mesa duket paska patur shkëndija midis kësaj dysheje, që sipas Aldos nuk po funksiononte prej “kuçedrës Rozana”. S’e dimë përse çdo gjë lidhet me Rozanën, ama mund të jetë dhe arsyeja për të cilën akuzuan Aldon: “Ty s’të intereson Livia, ti do t’i afrohesh Rozanës” dhe se sa e vërtetë është, mbetet për t’u parë.
Ndonëse Aldo u shpreh se ka pëlqim të vërtetë, Livia tha tekstualisht: “Njerëzit e lëkundur që rrinë të qetë dhe pastaj hedhin bombën, unë i kam frikë” dhe e di çfarë, ke të drejtë Livia!
#6. Vjen në studio padia e Arsidës për G Banin
G Bani u vendos dje në dijeni të kallëzimit që po kryen Arsida për të. Ky i fundit, duke treguar një qytetari mbrëmë, i kërkon falje për fjalët që e kanë lënduar ndonëse nuk i vlerësonte sërish si aq të rënda. Si përfundim, Arsida nuk u kënaq me kaq dhe çështja do të vazhdojë të ndiqet ligjërisht. Të shohim si do të ndikojë kjo ngjarje në rrugëtimin e G Banit brenda shtëpisë.
#7. Hapet kutia e parë e Pandorës
Kutia e Pandorës u hap dje nga Egli, e cila pasi fitoi një udhëtim çift që shprehu se do ta realizonte me mamanë e saj, duhet të nxirrte dhe dy veta në nominim.
Duke bërë një zgjedhje interesante, Egli nxorri në televotim veten dhe Xumin, me arsyen se donte të kuptonte si i perceptonte publiku situatat midis të dyve, të cilat sipas saj ishin bërë të padurueshme. Pyetja do të jetë “Kë doni të largoni?” kësaj radhe.
E mbyllim përmbledhjen me atë që tha dhe Amber në fund, “kështu jemi ne vajzat, kur na vërdallisen dy, do bëjmë çmos që ta heqim njërin qafe” dhe tani mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo punë deri të martën e ardhshme./ANABEL