Shëndet

Rreziku i dietave ekstreme/ Nutricionistja paralajmëron: Dëmtojnë shëndetin dhe sistemin imunitar

Nutricionistja Arlinda Garruci paralajmëron për rreziqet që mund të sjellin dietat ekstreme dhe të paqëndrueshme për humbjen e peshës, duke theksuar se këto mund të dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin.

Në ditët e sotme, shumë njerëz përpiqen me çdo mënyrë të mundshme për të humbur peshë, duke u fokusuar shpesh tek dieta dhe metodat që mund të shkatërrojnë shëndetin e trupit.

Nutricionistja Arlinda Garruci thekson se shumë nga dietat që njerëzit ndjekin për të humbur peshë mund të kenë pasoja serioze dhe të dëmshme për shëndetin e përgjithshëm, përfshirë shkatërrimin e sistemit imunitar.

’Nëse ne kemi një mbipeshë 2-3 kg mund ti menaxhojmë edhe vetë pa ndihmën e nutricionstëve  sepse pak a shumë e dimë se ku i kemi bërë gabimet.

Në vend të dietave të rrezikshme dhe të paqëndrueshme, nutricionistja sugjeron një qasje të ndryshme – një ushqyerje të shëndetshme dhe të balancuar, e cila ndihmon jo vetëm në humbjen e peshës, por edhe në ruajtjen e shëndetit të trupit dhe energjisë.

‘’Specialisti nuk merret thjesht me çështe kalorazhi, por mbi të gjitha ka për detyrë një herë që e gjithë skema nitrucionale të jetë e vazuar në ndarjen perfekte e korrekte të makronitruentëve e mikronitruentëe, sa vitamina sa proteina’’.

Dieta e shëndetshme nuk është vetëm për humbje peshe, por gjithashtu ka një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e energjisë, shpirtin dhe shëndetin afatgjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button