Life Style

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 4”, sipas mënyrës se si vishen, por edhe si lojtarë… I pyetur se cila është moderatorja që vishet më mirë në televizion, Niko u përgjigj:

Grida. Më ka surprizuar. Është një ikonë mode.

2. I ftuar në studion e “Wake Up”, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani, ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, por dhe shumë të pathëna të tjera. Kur u pyet nëse do ta konsideronte ndonjëherë të rihynte në BBV, Redoni tha:

Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë.

3. Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka ndarë një ëndërr të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka shpërndarë një video ku tregon se dëshira e saj më e madhe është që të ketë një lopë në shtëpi.

4. Efi Dhedhes ka publikuar një foto të Jozit në Instastory, ndërsa ka shtuar një mesazh të qartë, duke i bërë thirrje ndjekësve të mos i pranojnë individët me sjellje të tillë:

Meshkuj të tillë mbajini larg vetes dhe mbi të gjitha s’ka as falje, as tolerim.

5. Një tjetër moment i veçantë ka ndodhur rreth “Big Brother VIP Albania 4”, ku një nga personazhet më të njohur të jetës publike shqiptare, Princ Leka, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin. Ai ka ndarë një instastory ku ka shpërndarë hashtagun #megjestin, duke i dhënë mbështetje të gjithanshme Gjestit./TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button