Efi për banorin e ‘BBVA’: Më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar
Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”.
Ajo ka shpërndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj në Instagram, duke komentuar mbi deklaratat kontroverse të Jozit, banor i edicionit të katërt të këtij reality show.
Pyetja– Çfarë ka diçka që nuk shkon në këtë ngjarje që Efi reagoi në rrjetet e saj sociale?
Efi: Ajo gjëja që nuk shkon në radhë të parë është se unë shoh çdo njeri aty që përfaqëson shumicën e njerëzve. Atë gjë shoh unë dhe nuk është se i komentoj si lojtarë. Se është thënë kjo fjala lojtar. Lojtar për mua është thjesht të jesh i aftë dhe të menaxhosh situatat. Dhe në rregull janë në kushte të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë që po del nga vetja dhe po bën ndonjë gjë ndryshe. Ti ai je. E kam thënë shumë herë dhe do ta them sa herë të më ftosh. Më bëhet shumë qejfi që edhe Ledioni e theksoi në Prime e kaluar.
Po në lidhje me Jozin?
Efi: Kur shoh për shembull Jozin shoh një mashkull që fatkeqsisht më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar. Kjo është idea që unë flas dhe do doja që çdo njeri kur kemi të bëjmë me të tilla raste të reagojmë dhe të mos tolerojmë këto sjellje. Përsëri nuk e kuptonte atë që po i thohej. Ky është problemi më i madh. Momenti kur ti nuk ndjen as turp, as nuk të zien trupi nga turpi, por vetëm qeshi dhe ajo buzëqeshja e tij thjesht më bezdisi shumë.