Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje
Na e jep të drejtën të të themi se ke humbur një super spektakël mbrëmë? Sepse kjo është ajo që ndodhi. E dimë, e dimë, e kemi thënë dhe më parë, po prime-i i mbrëmshëm realisht i kishte TË GJITHA! Tani, për të kursyer 4 orë kohë nga jeta jote, ja ku është përmbledhja kronologjike që kemi përgatitur për ty sot:
#1. Sqarohet (pak a shumë) klipi ku Jozi do të puthë me zor Loredanën
Besojmë se e ke parë videon ku perla e fundit që vendos Jozi të bëjë është të puthë me ngulm në buzë Loredanën pas sfidës së Vëllait të Madh, që pas çdo luajtjeje të këngës “Kiss-Kiss” të Tarkanit, banorët duhet të puthen (po askush s’tha në buzë dhe me zor more Jozi!).
Tani, duke qenë se Loredana nuk i jep dot dum çështjes dhe të mbajë një qëndrim ndaj Jozit që s’lë dy gurë bashkë gjatë ditës, por vetëm mban veshur një buzëqeshje misterioze në buzë gjatë prime-ve, vendosën Ledioni me opinionistët t’ia përmendnin një më një Jozit prapësitë, duke i kthyer komentet e tyre dhe në më personale se ç’duheshin.
Laerti, që do ndërrojë ngjyrat disa herë gjatë këtij prime-i – dhe jo, s’e kemi në kuptimin figurativ të fjalës – vendos të ndërhyjë gjithashtu në këtë çështje me një deklaratë të zjarrtë që s’ia morëm vesh në shqip, por arriti në fund ta përmbledhë anglisht me thjesht “No means no” dhe ne të gjithë pyetëm veten përse nuk zgjodhi këtë rrugë të shkurtër për ta shprehur mendimin që në fillim.
Nga ana tjetër, kjo njohja e Loredanës dhe Jozit, e cila duket se ka premisat për t’u bërë lidhje, vazhdon të mos ngjallë ndonjë emocion fort të veçantë, si ndodhi, si s’ndodhi si gjë.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=250&slotname=7469482093&adk=2887449478&adf=3580957997&pi=t.ma~as.7469482093&w=300&abgtt=6&fwrn=6&format=300×250&url=https%3A%2F%2Fnavigo.online%2F&wgl=1&dt=1736939534350&bpp=2&bdt=435&idt=272&shv=r20250113&mjsv=m202501130101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736939529%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736939529%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736939529%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0&nras=1&correlator=524393111157&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=100&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=65&ady=3371&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=95349947%2C31089542%2C31089627%2C95332926%2C95344787%2C95350246%2C31089708%2C95347169%2C95347433%2C95348347&oid=2&pvsid=2551612016635206&tmod=1476747932&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80148%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=0&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=4&uci=a!4&btvi=1&fsb=1&dtd=277
Këtë mendim duket se ndante dhe Rozana e cila u shpreh se “Këtyre nuk u shkëlqejnë sytë për njëri-tjetrin”, koment ky që e bëri Loredanën të pësojë një moment G Ban-esk me përsëritjen e “Fli gjumë!” shumë herë e nevrikosur. Momente të tilla do i shohim dhe tek banorë të tjerë gjatë mbrëmjes.
#2. Sqarohet (deri diku) debati i Gjestit me G Banin
Debati banal që përfundoi me G Banin që i dërgonte të falat e tij mamit dhe motrës së Gjestit, nisi me provokimet që ky i fundit i bëri me çapkënërinë e tij G Banit teksa po flinte gjumë.
G Bani, që për nga artikulimi po tregon se nuk është aq jo inteligjent, vazhdon nga ana tjetër të bëjë veprime impulsive e kërcënuese, duke mos treguar gjë tjetër veçse zotësinë e Gjestit si lojtar për t’i çuar banorët e tjerë në limite me veprime dhe fjalë që në teori e mbrojnë atë nga konsiderimi i tyre si dashakeqe.
Pak po e sigurt të thuash që me hyrjen e tij, Gjesti ka bërë çorap një shtëpi të tërë. Arsyet që e bëjnë atë një lojtar shumë të mirë të Big Brother-it dhe që ka aftësinë të bëjë për vete njerëzit, do i shtjellojmë në një tjetër artikull.
Ajo që vlen për t’u përmendur është se qoftë lojë apo jo, pamjet e G Banit që një më dy ngjiste ballin me të Gjestit duke thënë fjalë intimiduese, Jozit që nga hiçi i derdh një shishe uji në kokë dhe Laertit që vetëm në prime arriti të shprehë dufin ndaj Gjestit (prej injorimeve epike që i ka bërë ky i fundit), ishin shumë të shëmtuara dhe nxjerrin hapur mangësitë e këtyre të treve në krahasim me Gjestin.
#3. Hyn përfundimisht shejtani i Jozit edhe brenda Eglit
Siç pamë Loredanën duke mbrojtur Jozin me mish e me shpirt mbrëmë në çdo budallallëk të këtij të fundit, fryma e këtij çifti duket se kishte fryrë dhe nga Egli.
Egli mbrëmë kishte një mision të ngulitur në tru: të mbronte Gjestin ndaj çdo gjëje që thuhej kundër tij.
Të gjitha vajzat që kanë dalë të mbrojnë me shpatë në dorë meshkujt e tyre, që s’janë meshkujt e tyre, rrallë kanë parë mirë tregon historia.
Megjithatë, Egli është një plotësuese e mirë e mungesës së argumentimit bindës të Gjestit, duke e bërë këtë dyshe komplementarë të njëri-tjetrit, për këtë edicion Big-u të paktën. Le të shpresojmë që dhe Gjesti ndihet njësoj.
#4. LARGOHET GJESTI! Nga living room-i…
Duke treguar dhe një herë që është lojtar që i njeh pikët e tij të forta dhe të dobëta, Gjesti u largua dje i frustruar duke u mbyllur për një moment brenda tualetit. Gjeje kush e ndoqi nga mbrapa. Egli, e gjete.
I ftuar te Dhoma e Rrëfimit, xhaxhi Ledioni pyet Gjestin se çfarë e shqetësoi. Gjesti, që e di që nuk merr dot vëmendje prej fjalëve, por di të veçohet prej veprave të tij, e arriti misionin e tij në momentin që ndodhej aty ku ndodhej dhe i tha Ledionit se fakti që nuk po e lejonin të sqarohej, e kishte mërzitur, sa për t’u justifikuar.
#5. Ardhja e Gjestit duket se zbehu Roz-Gert-Livia-Amberin
Të pozicionuara krah Gjestit si në lojë, ashtu dhe në kolltukun e kuq, pamë dje një Rozanë që nuk u ndje një herë gjatë mbrëmjes, një Gertë që dhe pse u çua në këmbë ishte duke lobuar në mbrojtje të Gjestit dhe Livia… ndoshta duhet të ndalojmë së përmenduri Livian në këtë treshe.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=2589273254&pi=t.aa~a.3626898484~i.53~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1736939540&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80148%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1736939534859&bpp=1&bdt=943&idt=1&shv=r20250113&mjsv=m202501130101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736939529%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736939529%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736939529%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0%2C300x250%2C430x358%2C430x358&nras=4&correlator=524393111157&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=100&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=6812&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=1695&eid=95349947%2C31089542%2C31089627%2C95332926%2C95344787%2C95350246%2C31089708%2C95347169%2C95347433%2C95348347&oid=2&pvsid=2551612016635206&tmod=1476747932&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=9&uci=a!9&btvi=3&fsb=1&dtd=5150
Me arsyet që i shpjegoi dhe më vonë, nga hiçi Amber kërkon të lërë shtëpinë. Mbajeni në mendje këtë paralajmërim kësaj radhe.
#6. Jepet linja e jetës së Bernardit
Për t’i dhënë rëndësinë e duhur historisë së jetës së Bernardit duke mos e bërë pjesë të kësaj përmbledhjeje që përmban nota humori.
#7. LË SHTËPINË AMBER!
Ndodhi vërtet, e kemi seriozisht. Largimi i saj dje bëri atë që Ledioni vetë ia kërkoi më herët: i provoi se kishte këllqe.
Megjithatë për të mbrojtur sedrën, u duk se Amber mori një vendim të nxituar. Në largim po u thoshte banorëve të mos e bindnin të rrinte, por u duk se thellë-thellë donte që dikush ta bënte.
Në studio, Amber shpjegoi se presioni psikologjik ishte bërë i tepërt mbi të, i shkaktuar sipas saj tërësisht nga Gjesti. Duke marrë qëndrimin tipik që marrin banorët pasi dalin nga shtëpia, që befas kanë një lloj qartësie të asaj që kurdiset brenda, Amber rrëfeu se hoqi dori prej lojës për të mos dalë jashtë kornizave të saj, duke vërtetuar atë që tha dhe Genta Gjalpi
#8. Anullohet televotimi i vjetër, hapet një i ri
Zarfi i zi që ishte zënë kos që nga koha që u lajmërua për prezencçn e tij, kishte planifikuar që të nxirrte më televotim deri të shtunën Amberin, G Banin dhe Jozin. Iku Amberi? Shpëtoi prapë Jozi për fatin e keq të Ledionit. :p
Në këmbim, dolën të gjithë banorët në televotim, me mesazhin “Kë doni të shpëtoni?”. Siç e do zakoni, banori më pak i preferuar do të largohet të shtunën.