“Kaq b**ë”/ Amber kërcen dhe bërtet pranë Gjestit: Do të fus në çantë…
Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, është përfshirë sot nga sherre të forta dhe të bërtitura
Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, është përfshirë sot nga sherre të forta dhe të bërtitura.
Amber dhe Gjesti teksa ndodheshin jashtë duke pritur të pinin kafenë, ajo i kthehet këngëtarit duke i thënë ‘se do ta nxjerrë nga shtëpia’.
Ambër herë pas here shkonte pranë tij dhe bërtiste me të madhe ose niste që të kërcente.
E teksa Amber kërcente, Gjesti ia bënte: “Hiqja kabullin, hiqja se na bëri horin e shqiptarisë, nuk është duke e parë veten, kur të dalë jashtë do e shohë”.
Jo vetëm kaq, pasi kur Amber po bënte ‘twerk’ Gjesti komentonte të pasmet e saj: “Kaq b**ë e po bën twerk”. Më pas Amber i thotë se ajo ‘është fituesja’.
Pjesë nga debati:
Gjesti: Ik ruaju
Ambër: Unë sot do të nxjerr nga shtëpia, ja këtu do të jesh. Shiko ça do të të bëj unë ty sot, kur të të nxjerr nga shtëpia fishek
Gjesti: Mos më bëj të qesh, sa u zgjova prej gjumi
Ambër: Do ta jap atë banane në kokë. Do të paketoj sonte, do të fus në çantë