Mbani sytë nga qielli sonte, ndodh një herë në 160 mijë vjet!
Një kometë e ndritshme do të jetë e dukshme në qiejt anembanë globit për herë të parë në 160,000 vjet. Por sit a shikoni atë? Ndiqni materialin në vijim.
Mbani sytë nga qielli sonte. Një kometë po i afrohet diellit dhe do të jetë e dukshme për herë të parë në 160,000 vjet.
Do të jetë gjithashtu në pikën e saj më të afërt me Tokën dhe mund të bëhet më e ndritshmja e vitit.
Asnjë tjetër pas saj nuk mund te jëtë e dukshme me sy të lirë gjatë 2025.
Ekspertët besojnë se kometa, e cila mund të shkëlqejë po aq sa planeti Venus, mund të duket më së miri në hemisferën jugore të tokës.
Njerëzit duhet të shikojnë drejt horizontit lindor përpara lindjes së diellit, dhe horizontin perëndimor pas perëndimit për ta parë.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se shikimi gjatë ditës mund të jetë i rrezikshëm jo për shkak të kometës por është shkëlqimi i Diellit ai që mund të shkaktojë dëmtime të rënda të retinës.
Ndërkohë, astronomët kanë ndjekur rrugën e kometës. Astronauti i NASA-s, Don Pettit, ndau këtë fotografi në mediat sociale të kometës të marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.