Life Style

“Super prokuror!”/ “Shihemi në Gjyq” mbyllet me të qeshura, Gjebrea pajton motrat

Edhe pse në insertet e tyre në “Shihemi në Gjyq” deklaruan se kjo do të ishte hera e fundit që shiheshin e takoheshin, duket se fundi i rubrikës i gjen ndryshe Behijen dhe Zybeten. Përballja e tyre për kredinë që i ka konfliktuar prej kaq vitesh ishte e ashpër, por Eni Çobani tha se me ndihmën e bashkisë së Elbasanit do të sqarohet ku ka qëndruar problemi që Behija s’i tërhoqi dot asnjëherë paratë nga banka.

Me të dëgjuar këtë, ajo reagoi e lumtur duke uruar jo Çobanin, por drejtuesin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrean. Ky i fundit nuk e humbi rastin për të bashkuar motrat në përqafimin e tij duke i çuar drejt pajtimit.

Behije: Rrofsh sa malet!

Ardit Gjebrea: Unë jo, jo s’kam lidhje!

Behije: Ardit, ju falenderoj juve për këtë yll kaq të bukur që keni që na zgjidh këto probleme!

Ardit Gjebrea: Nuk jam unë i ati!

Zybete: Për mua je një super prokuror! Je një super prokuror i drejtësisë!

Ardit Gjebrea: Hajde t’ju përqafoj njëherë të dyjave!

Zybete: Je një super prokuror se edhe prokuror të ishe, kaq mendim të kthjellët…/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button