Lajme
Shpërthim me tritol në Theth, kamerat e sigurisë filmojnë autorin. Pamjet nga vendi i ngjarjes
Një sasi lende plasese e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mengjesin e sotem.
Rreth ores 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në kembë ka vendosur lenden plasese dhe është larguar. Nga shperthimi ka deme të shumta materiale.
Biznesi është në pronesi të shtetasit Ç. Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjeter.
Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lendës plasese./OraNews