ShowBiz

“Ka deklaruar që është shumë e dashuruar…”/Bruno Shemsho ‘nxjerr zbuluar’ Valbonën?

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Bruno Shemsho, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV dhe u ndal gjithashtu edhe tek loja e Gjestit dhe e Valbonës.

A mendon Bruno se trekëndëshi i krijuar mes Valbonës, Laertit dhe G-Banit është një lojë e banores?

Mendoj se nga të tre është një lojë, edhe Valbona po luan pasi i duhen dy çuna atje që të jenë si të thuash dy kaposha që të jenë duke u krehur me njëri-tjetrin se kush do fitojë Helenën e Pukës në këtë rast. Por edhe çunat në të njëjtën kohë e kanë nuhatur. Mendoj që herën e kaluar G-Banit ju bë një ‘shkundje’ totale për mënyrën se si po luan. “

Teksa në studio po shikonin videon e Valbonës ku ajo shprehet se G-Bani është mbytës me sjelljen e tij kundrejt saj me çdo lëvizje që bën, Bruno u shpreh se:

“Ajo e ka thënë disa herë këtë pjesë dhe në njëfarë mënyre ia ka prerë shpresat. Mua më erdhi çudi në fakt sepse tani po shikoja një video që më 16 Shtator 2024 ku kam qenë me Valbonën në një panel në Top Channel edhe ka deklaruar që është shumë e dashuruar dhe atë djalin e ka pasur shumë ‘gentleman’ dhe po tregonte se sa mirë e trajton.”

Bruno u shpreh se është dyshues në lidhje me Valbonën dhe situata e krijuara brenda shtëpisë me pëlqimin e djemve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button