Marinari që v*au 15 persona dhe plagosi 31 të tjerë, ja çfarë zbulimi të tmerrshëm gjeti mjeku në trurin e tij
Në 1 gusht 1966, ish-marinari Charles Whitman, arriti në majën e Kullës së Universitetit të Teksasit në Austin, i pajisur me një çantë plot me armë dhe municione.
Ai vrau një recepsionist me pushkën e tij dhe më pas qëlloi dy familje përpara se të lëshonte “ferrin” në kampus.
Më vonë ai filloi të ekzekutonte banorët. Ai goditi një grua shtatzënë dhe partnerin e saj që u përpoq të ndihmonte, dhjetëra këmbësorë të tjerë si dhe një ndihmës-mjek.
25-vjeçari vrau 15 persona dhe plagosi 31 të tjerë gjatë të shtënave me armë para se të qëllohej për vdekje nga një oficer policie.
Megjithatë, para asaj ngjarje tragjike, Whitman kishte vrarë tashmë dy njerëz të afërt të tij, nënën dhe gruan e tij.
“Pas shumë mendimeve kam vendosur të vras gruan time Kathy sonte… Unë e dua shumë dhe ajo ka qenë një grua e mirë për mua sa çdo burrë mund të shpresonte ndonjëherë të kishte.” shkruheshe në shënimin e tij.
Ai kishte vrarë tashmë gruan dhe nënën e tij në orët e hershme të atij mëngjesi, por veprimet e tij thuhej se ishin krejtësisht të pazakonta, diçka që ai e vuri re dhe vetë.
Ndaj Whitman u krye një autopsy, e cila u konfirmua se diçka e çuditshme po ndodhte me trurin e tij.
Ekzaminuesi mjekësor bëri një zbulim tronditës se ai kishte një tumor, rreth madhësisë së një arre, në tru.
Ai po ushtronte presion mbi amigdalën e tij, e cila është pjesa e trurit që ndihmon në formimin e emocioneve tona, veçanërisht frikën dhe agresionin, që do të thotë se kjo sjellje e re agresive që ai po shfaqte ka të ngjarë të ketë ardhur si rezultat i zhvillimit të tumorit.