Lemon8 “zëvendëson” TikTok-un/ Aplikacioni “motër”, fiton popullaritet mes vendimeve për kufizime
Aplikacioni Lemon8 po fiton popullaritet si alternative ndërsa TikTok përballet me ndalime të mundshme në SHBA dhe Shqipëri për arsye sigurie dhe sociale. Ky aplikacion, i prezantuar në SHBA në 2023, kombinohet estetikisht me Instagramin dhe Pinterestin, por nuk ka arritur ende të barazojë popullaritetin e TikTok.
Përballë një ndalimi të mundshëm të TikTok të paralajmëruar në vijim nga qeveria shqiptare dhe nëj vendim të pritshëm në SHBA, krijuesit e përmbajtjeve kanë filluar të promovojnë aplikacionin motër të platformës, Lemon8.
Ky aplikacion ngjan me një përzierje të videove të shkurtra të TikTok dhe estetikës perfekte të Instagramit dhe Pinterestit.
Si TikTok, edhe Lemon8 është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e cila gjithashtu zotëron aplikacionin për editimin e videove CapCut dhe aplikacionin për editimin e fotove dhe artit Hypic.
Po ashtu, kompania operon Douyin, versionin kinez të TikTok.
Lemon8 u lançua në SHBA në vitin 2023, disa vite pasi fillimisht u shfaq në tregjet aziatike.
Megjithëse fillimisht tërhoqi vëmendje nga media dhe përdoruesit, aplikacioni nuk ka arritur popullaritetin e TikTok, i cili ka më shumë se 170 milionë përdorues në SHBA.
Por gjatë muajit të fundit, gjithnjë e më shumë njerëz e kanë shkarkuar Lemon8, duke e renditur atë ndër aplikacionet falas më të shkarkuara në App Store të Apple.
Popullariteti i Lemon8 mund të rritet më tej, në varësi të vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së këtë të premte mbi një ligj që kërkon që TikTok të shkëputet nga ByteDance ose të përballet me një ndalim në SHBA.
TikTok ka njoftuar se planifikon të mbyllë platformën në SHBA deri më 19 janar, nëse qeveria fiton, ashtu siç ndodhi në një gjykatë më të ulët.
Ndërkohë qeveria shqiptare ka paralajmëruar mbylljen e TIK TOK për një vit, si masë kundër nxitjes së dhunës mes të rinjve, pas vrasjes tragjike të nxënësit 14 vjecar pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Aplikacioni TikTok është ndaluar plotësisht dhe pjesërisht në të paktën 20 vende, mes të cilave Franca, Gjermania e Belgjika për shkak të shqetësimeve lidhur me video të papërshtatshme ose çështje sigurie të kompanisë me bazë në Kinë