Life Style

Nisur nga situata e krijuar në “BBVA”: Disa fjalë shqipe që keqpërdoren ose keqkuptohen

Fjala “tutor” e përdorur nga Arsida në “BBVA” shkaktoi një mori reagimesh e debatesh. Ndërsa një pjesë e banorëve e konsideruar si fyerje ndaj Valbonës, Arsida theksoi se është thjesht një term ligjor lehtësisht i verifikueshëm në fjalor.

Por, fjala tutor nuk është e vetmja në fjalorin shqip që keqpërdoret apo keqkuptohet. Referuar situatës së krijuar në “BBVA”, ne kemi përzgjedhur një listë me fjalë që nuk kanë asnjë përshkrim të pavend në fjalor, por përdoret në kuptim negative apo thjesht përdorimi i tyre keqkuptohet.

#1. Sekser

Sekser shpesh herë keqkuptohet dhe arsyeja është shumë e thjesht: kjo fjalë duket se rrjedh nga fjala seks, por në vetvete nuk ka aspak lidhje me aktin intim.

seksér,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. ndërmjetës për shitblerjet ose për dhënien e marrjen me qira të shtëpive

#2. Ordiner

Janë të pafundme herët që e kemi dëgjuar këtë fjalë në formën e ofendimit apo nënvlerësimit të dikujt. Në shumë debate përdoret për të përshkruar bashkëbiseduesin në tentativë për ta denigruar, por vetëm denigruese që nuk është si fjalë.

Kur themi ordiner, duket se përshkruajmë dikë vulgar apo të cekët, por përshkrimi i vërtetë është ky: i zakonshëm.

#3. Palaço cirku

Përdoret si epitet për të fyer sjelljen e dikujt dhe shoqërohet me një neveri që veprimi i dikujt mund të shkaktojë, por në vetvete është thjesht një profesion. Dhe.. ç’është e vërteta: duhet të nderohet po aq sa çdo profesion tjetër!

#4. Kopil

Duket sikur i përket vetëm zhargonit të rrugës, por në fakt kjo fjalë gjendet në fjalor dhe është po aq normale se fjalët e tjera, derisa dikujt i lindi idea ta përdorte si ofendim.

kopíl,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t), edhe si mbiemër; 1. i ligjërimit të thjeshtë; fëmijë mashkull i lindur jashtë martese

Pra, është thjesht dhe vetëm një fëmijë që lind jashtë martesës, dukuri kjo e njohur që me lindjen e njerëzimit dhe t’i japësh kësaj fjale konotacion negative është thjesht një keqpërdorim i gjuhës sonë të larmishme (po, edhe injorancë).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button