ShowBiz

 “Nuk të kam pasur pengesë se…”- Gerta ia thotë troç Amberit: Si do ma çjerrësh maskën?

Gerta dhe Amber janë sqaruar ditën e sotme në lidhje me debatin që patën mes tyre. Gjithashtu ata bënë thashetheme edhe në lidhje me Rozanën.

Gerta iu drejtua Amberit duke i thënë se ‘ajo ka gabuar në lidhje me të’ dhe e pyeti ‘se si do t’i çjerrë maskën?’.

Amber iu përgjigj se ‘çjerrën e maskës e ka në lidhje me raportin e saj me Livian’.

Pjesë nga biseda:

Amber: Lotët i dolën fals prapë, domethënë u konsumua ajo

Gerta: Jam dakord

Amber: Tani je dakord me mua

Gerta: Po patjetër që jam dakord te kjo pjesë. Po kjo çfarë do të thotë se thjesht ndajmë mendime të përbashkëta

Amber: Unë atë e zhvesha si personazh se ajo u vetshpall

Gerta: Tani këtë nuk kuptova te ti që mua si Gertë s’më pëlqeu te ti. Nëse ti e bën për mua nuk dukesh mirë në publik, por ti e di vetë. Ti u përpoqe gjatë ditëve të shkuara të pozicionoheshe në krah të Rozit për të më sulmuar mua, ti e bëre këtë

Amber: Jo, e ke gabim, e ke marrë keq

Gerta: Ti fillove të luash me lojëra fjalësh me Rozin, të dyja kundër meje

Amber: E pse e bëra unë këtë?

Gerta: Sepse nuk të pëlqeu ajo që u tha në prime-n e shkuar dhe ti aty mendove dhe u tërhoqe pak pasi e mendove veten të pa përfshirë në shtëpi

Amber: Jo

Gerta: U the u bë Rozi dhe Gerta, unë s’jam askund

Amber: Në momentin që unë po bëj lojën time, është njësoj si të akuzojnë ty se je bishti i Amberit. Edhe ti do prekesh, e unë këtë gjë nuk e mohoj

Gerta: Ty nuk të erdhi mirë kur të thanë ti je instrumenti i Gertës

Amber: Unë po vazhdoj të rri me ty

Gerta: Ti do të të rrish me mua sepse ti e di se unë nuk fluturoj kot. Mendimet e mia ty të pëlqejnë, nuk është se nuk të pëlqejnë. Ne biem dakord në disa gjëra dhe intuitën e kemi pak a shumë të njëjtë në lojë, në raport me banorët.

Amber: Me të thënë të drejtën ty nuk të kam pasur pengesë se je me këmbë në tokë me gjërat që thua.

Gerta: Po ti më zhgënjeve aty

Amber: Unë nuk duroj dot padrejtësinë dhe vetëshpalljen në këtë shtëpi

Gerta: Po e bëri Rozi, jo unë

Amber: Me atë mbarova punë

Gerta: Po mua si do ma çjerrësh maskën? Ti përveçse më sulmove me Rozin që për mua ishte një lojë e gabuar nga ana jote, se nuk qëndrove qëndrueshmëri si person.

Amber: Çjerrën e maskës e kam pasur në lidhje me Livian

Gerta: Edhe aty u nxitove dhe gabove, sepse shtove gjëra, fjalë, the gjëra të paqena. E kjo nuk të bën Amberin që je, e qëndrueshme dhe e fortë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button