Bota
Kina nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet i fortë
Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi provincën kineze të Qinghai të mërkurën.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua pranë pranë burimit të lumit të Verdhë, rruga kryesore ujore që i shërben Kinës veriore.
Ditën e djeshme, Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8.
Të paktën 120 persona humbën jetën dhe qindra u plagosën nga tërmeti që goditi dje Tibetin.
Shumë njerëz të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa rreth 1000 banesa u shkatërruan.