“Ku është Redoni? Ai nuk…”/ Egli e përlotur pyet Gilin, banorja lë shtëpinë

Djali i Gilit, Redoni, ka vendosur që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”
Djali i Gilit, Redoni, ka vendosur që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. E si pasojë edhe këngëtarja e dashur për publikun është tërhequr nga loja.
Kur Gili u ka treguar vendimin e tyre banorëve, këta të fundit fillimisht nuk e besuan.
Këngëtarja u tha banorëve se ‘Redoni është larguar nga shtëpia pasi nuk përballonte izolimin dhe dinamikat e lojës’.
Në këto momente banorët i thanë se po ‘gënjen’, madje Egli i tha se ‘Redoni nuk largohet pa takuar atë’. Gjithashtu edhe banorët e tjerë u munduan që t’i mbushnin mendjen që ajo të mos largohej, por Gili e kishte marrë vendimin.
“Ky është vendim i imi, mos t’a prishim në fund. Ju dua shumë krejtve”, u tha këngëtarja banorëve.
/gsh