Rozana Radi i kthehet keq Gramosit: Dil tani, se t’i jap unë 5 mijë euro
Rozana Radi duket se ka marrë rolin e Borëbardhës në mes të “shtëpisë së xhuxhave,” ku jetojnë banorët e rinj të spektaklit. Ajo shpesh herë i ka ndihmuar me ushqim dhe ka qenë pjesë e disa situatave të tensionuara.
Së fundmi, ajo ka pasur një debat të ashpër me Gramosin, i cili ka propozuar të thyejë kutinë e emergjencës që përmban 5000 euro. Ky veprim ka shkaktuar reagimin e fortë të Rozanës, e cila i është drejtuar me fjalë të ashpra dhe e ka sfiduar të largohet nga shtëpia nëse motivi i tij janë paratë.
“Thyen kutinë për 5000 euro, kur ke ardhur për 100 mijë euro? Dil tani dhe shko te familjarët e mi, se do t’i jap unë ato lekë,” i tha Rozana, duke shprehur hapur zhgënjimin për veprimin e tij./Pamfleti