Bota

E konfirmuar: Avioni ku humbën jetën 38 pasagjerë, u qëllua nga një raketë ruse

Të mërkurën, 38 pasagjerë humbën jetën kur fluturimi ‘8432’ i Azerbajxhan Airlines u rrëzua teksa përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau në Kazakistan.

Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për Euronews International në Lyon se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse tokë-ajër, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni.

Raketa shpërtheu pranë avionit dhe copëzat e saj goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës.

Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente.

Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button