Lajme

Zendaya “Robotike”/ Aktorja amerikane e veshur si robot në premierën e filmit “Dune: Part Two”

Aktorja amerikane Zendaya tërhoqi vëmendjen gjatë daljes së të enjtes mbrëma, për shkak të veshjes së saj të veçantë. Ajo u paraqit në tapetin e kuq si një robot, e kuruar deri në detaje

Robot më të bukur, vështirë se keni parë ndonjëherë…. Këngëtarja dhe aktorja Zendaya, mahniti me paraqitjen e saj në premierën botërore të filmit “Dune: Part Two”.

Ylli amerikan kishte veshur një kostum roboti argjendi, marrë nga koleksioni i 20-vjetorit vjeshtë/dimrit të shtëpisë franceze të modës “Mugler”.

Armatura metalike, në disa pjesë e holluar deri në tejdukshmëri, ishte shoqëruar me dorashka komplet të mbuluara ndërsa ishte plotësuar me takat në të njëjtën ngjyrë.

Zendaya kishte zgjedhur një model flokësh të shkurtër elegant dhe një gjerdan blu diamanti nga marka Bulgari.

27-vjeçarja, ikonë e njohur e modës ka luajtur një numër të madh rolesh kryesore në Spiderman dhe me të dashurin Tom Holland dhe në Dune: Part One.

Filmi epik fantastiko-shkencor bazohet në romanin Dune nga Frank Herbert, i cili u publikua në vitin 1965 dhe ka fituar vlerësime të shumta duke përfshirë çmimin Hugo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button