Akuza për falsifikim dokumentesh, Prokuroria e Fierit do të shpallë pretencën për Luiz Ejlli
Luiz Ejlli personazhi më i ndjekur në rrjete sociale, pas fitores në spektaklin “BigBrother VIP 2”, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.
Mësohet se më datën 26 shkurt në orën 12:45, Gjykata e Fierit do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.
Senaca për tu paraqitur ishtë caktuar data 12 shkurt por që me pas u shty për datën 26. Prokuroria kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim dokumentash, e kryer në bashkëpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim në datën 26 dhjetor 2022. Për këtë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.
Pasi prokuroria të jap 137 pretencën do të jetë radha e avokatit, i cili do të bëjë mbrojtjen dhe më pas Gjykata do të vendosë./Pamfleti