Një producent dhe një estetiste, kush janë dy banorët e rinj? “Gjyshi im ka punuar gjithë jetën kasap”
Bernardi dhe Ejona Dorëzeza, një dixhei e producent dhe një parukiere dhe estetiste, janë dy personazhet e rinj që i bashkohen këtë të martë shtëpisë më të famshme të Big Brother VIP 4.
Mirëpo risia është se ndryshe nga Vipat e tjerë, dy personazhet tona do të akomodohen në përkohësisht në shtëpinë e vogël të Borbardhës dhe 7 xhuxhave.
Ndër vështirësitë e mija më të mëdha është mërgimi dhe integrimi në jetën angleze, vështirësia për të gjetur një punë dhe dëshira për të vijuar arsimin.
Arsyeja pse dëshiroja të merrja pjesë në BBV është të tregoj dhe provoj veten në situata nga më të ndryshmet”- tha Bernardi në klipin e tij.
Kam ardhur në BBV për t’i realizuar gjyshit dëshirën. Për ne ai është mbreti ynë dhe dëshira e tij është ligj.
Gjyshi im ka punuar gjithë jetën kasap, por kasap nga këto të tmerrshmit dhe më thotë ‘a ka mundësi të ikësh në Big Brother të na lësh ne ca kohë rehat.
Gjyshi pretendon se unë do të gjej dashurinë e jetës në Big Brother por unë nuk e besoj këtë gjë, gjithsesi le t’ia lëmë fatit në dorë”- u shpreh Ejona në klipin e saj.