“Po të ishe beqare, do të të propozoja për martesë”, G Bani drejt e ‘në temë’
Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga startimi i “Big Brother VIP 4” dinamikat mes banorëve kanë qenë prezente që në fillim.
Që nga batutat, kërcimet, lotët e vuajtjet, deri te debatet mes tyre.
Ajo ç’ka bëri bujë nëpër rrjet ishte e papritura që erdhi nga G-Bani: propozimi për martesë.
Gjatë një bisede me Rozana Radin, G-Bani e pyeti këtë të fundit nëse është beqare.
Pasi artistja i tha “jo” ai iu drejtua: “Të të gëzojë çuni që të ka, po të mos ishe do të të kërkoja të martoheshim”.
Pas kësaj, Rozana i buzëqeshi dhe ia bëri me shenjë “ok”.
Pjesë nga biseda:
G-Bani: A je beqare?
Rozana: Jo.
G-Bani: Je në lidhje?
Rozana: Po.
G-Bani: Të rujt i madhi Zot, të të gëzojë çuni që të ka.
Rozana: Rrofsh!
G-Bani: Po të mos ishe do të të kërkoja të martoheshim.