Life Style

Dorina Mema ‘shpërthen’ keq ndaj Altin Hazizaj: Nëse ekzistojnë fëmijët trans, do legalizohet ped*ofilia, nuk do e lejojmë kurrë!

Dorina Mema, e cila së fundi është marrë gjerësisht me bio-teknologjinë dhe është një aktiviste shumë e angazhuar ndaj familjes e mbi të gjitha, të drejtave të fëmijëve,  u përfshi në një debat të ashpër Altin Hazizaj, në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Teksa mes tyre diskutohet në lidhje me fushatën e nisur në SHBA, por dhe për faktin se ekzistojnë më shumë se dy gjini, Mema dhe Hazizaj janë përplasur për shkak të fëmijëve.

Debati mes tyre:

Dorina Mema: Ti ke shkuar në shkollat e fëmijëve me komunitetin LGBT. Të kemi me video. Çfarë do ti pranë shkollave?

Altin Hazizaj: Nxirri videot?

Dorina Mema: Do i nxjerr unë videot, pa merak. Ke futur edhe filmin ku puthen dy djem.

Altin Hazizaj: Je duke shpifur! Më vjen mirë që thua ‘ke dhe video’, nxirri të gjitha, nxirri që tani…Kjo është shpifja që ti bën në çdo program ku shkon. Vetëm shpif nga mëngjesi në darkë. Të të vijë turp që thua jam aktiviste dhe shkel të drejtat e atyre njerëzve që janë në vështirësi

Dorina Mema: Trump do bëjë mirë të merret me njerëzit si ty, mos merret fare me gei dhe trans, por me njerëzit si ty.

Altin Hazizaj: Se zonja tmerron dhe familjet që kanë fëmijët trans pastaj. Indentiteti formohet mes moshës 4 dhe 6 vjeç.

Dorina Mema: Po ku ekzistojnë fëmijët trans more? Ku i krijuat këta fëmijë trans? Keni nevojë për një psikolog. Nëse ekzistojnë fëmijët trans atëherë do legalizohet pedofilia. Pedofilia nuk duhet të lejohet nga ne./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button