Life Style

“Vend i ndyrë/” Delinda Disha kthehet ashpër ndaj Iliriana Bashës: Turp të kesh, hijena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka reaguar ashpër ndaj Iliriana Bashës, bashkëshortes së Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, pasi kjo e fundit e quajti Shqipërinë një vend të shpifur e të ndyrë. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Iliriana Basha bëri deklaratën pasi u zbulua nepotizmi në Teatrin Kombëtar, pasi Altin Basha e kishte punësuar gruan si skenografe e kostumografe.

Pas deklaratës së saj, reagoi Delinda Disha e cila iu drejtua duke thënë që turp të kenë, pasi deri tani vodhën me grushte.  Aktorja shkruan se në një vend tjetër do të ishin pastrues, duke i quajtur hiena që e kanë bërë teatrin si pronën e tyre.

Turp të kesh që shan Shqipërinë. Deri tani që keni vjedhur me grushta ju ka pëlqyer Shqipëria. Në vend tjetër do ishit pastruese dhe jo këtu ku jeni. Shqiptarët e ndershëm ikën nga ky vend dhe punojnë anë e mbanë botës se jeni ju hijena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj. Keni dhe gojë e shan Shqipërinë që ju beri me byth e bark.Rrethi artistik e di mirë se kush jeni ju. Po sot u demaskuat si çifti Ceausescu. Nese sju pëlqen Shqipëria ikni largohuni nga ky vend dhe mos e shani. Lereni dhe teatrin të marri frymë se e keni bërë si parcelë tuajën. Slatë fjalë pa sharë për teatrin vetëm që të merrje poste drejtuese,”shkruan Disha. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button